Sot ditë zie në Kosovë, Rama: Përulje dhe nderim për efektivin që dha jetën në krye të detyrës

25 Shtator, 2023 - 9:13 am

Sot në Kosovë është ditë zie në nderim të efektivit të policisë Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në në veri të Mitrovicës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup i armatosur serb.

Kryeministri Edi Rama shprehet në një status në rrjetet sociale: “me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, mori vendim që dita e hënë, 25 Shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme