24 Shkurt, 2025 - 10:00 am
Sot, më 24 shkurt 2024 do t’i mbushte 62 vjet veprimtari i shquar, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.
Me 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë rrethohen nga forcat serbe drejtuesit e LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun. Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishte inkuraim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atdheu./KultPlus.com