Sot nis në Kosovë “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”

19 Tetor, 2020 - 9:05 am

Sot nis  “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”.

Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia, “Java për të drejtat e viktimave të krimit” do të hapet me një video-mesazh për media nga ana e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, për të vazhduar me video-mesazhet e Presidentit Hashim Thaçi, Ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett dhe Ministrit të Drejtësisë Selim Selimi.

Të gjitha seminaret e javës do të zhvillohen online me anë të platformës Zoom. / KultPlus.com

Të ngjajshme