Sot nis Octoberfest-i në Mynih

16 Shtator, 2023 - 2:49 pm

16 shtatori është një datë që të gjithë adhuruesit e birrës e kanë rrethuar me të kuqe në kalendarin e tyre.

Këtë ditë, në fakt, nis Oktoberfesti i Mynihut, i cili njihet globalisht si festivali më i rëndësishëm i birrës në botë.

Një festë që filloi në 1810 për të festuar martesën midis princit dhe mbretit të ardhshëm, Ludwig I të Bavarisë, me princeshën Therese të Saxe-Hildburghausen.

Tetë vjet më vonë, në 1818, ideja u përdor përsëri nga William I, Mbreti i Württemberg, i cili thirri një festival të madh në Shtutgart për të lehtësuar moralin e fermerëve që kishin humbur të korrat e tyre për shkak të motit të keq, duke krijuar kështu ”Cannstatter  Volksfest”.

Me kalimin e kohës, tradita e festave të birrës ka kaluar kufijtë gjermanë dhe është përhapur në të gjithë botën dhe, në shumicën e rasteve, periudha e zgjedhur mbetet midis mesit të shtatorit dhe mesit të tetorit.

Në Vjenë festohet nga 21 shtatori deri më 8 tetor me ”Wiener Kaiser Wiesn”.

Edhe një muaj festimesh me lumenj birre në Trento ku zhvillohet ”Oktoberfest Trento” nga 15 shtatori deri më 15 tetor, një ngjarje e krijuar për të kujtuar Andrea Michele Dell’Armi që konsiderohet një nga krijuesit e Oktoberfest-it të Mynihut.

Nga 18 deri më 21 tetor, Varshava i bën homazhe birrave të prodhimit me festivalin ”Piwa”.

Festivali i birrës mbërriti edhe jashtë shtetit, pasi nga 21 deri më 23 shtator, Denver pret Festivalin e Madh të Birrës Amerikane./ atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme