18 Prill, 2021 - 10:59 am
18 prilli tashmë në Kosovë njihet si Dita e Dëshmorëve të Prishtinës, shkruan KultPlus.
Zakonisht, në këtë ditë, Komuna e Prishtinës organizonte evente të ndryshme për nder të dëshmorëve të rënë të Prishtinës, mirëpo, këtë vit kjo gjë u pamundësua nga situata pandemike.
Fytyra publike e politikanë të ndryshëm, tashmë kane filluar me homazhe nëpër varrezat e përmendoret e dëshmorëve të kryeqytetit. / KultPlus.com