Sot varroset shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare

3 Korrik, 2024 - 9:43 am

Sot do të varroset shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në Tiranë.

Nga ora 09:00-12:30 do të mbahen homazhet dhe më pas kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës.

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut, në moshën 88-vjeçare duke lënë pas tij një pasuri të madhe letrare që është përkthyer në 45 gjuhë të botës.

Kadareja është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare për veprat e tij.

Vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit gjatë një vizite të presidentit francez në kryeqytetin shqiptar./KultPlus.com

Të ngjajshme