6 Prill, 2022 - 7:08 pm
Komunikimi përmes rrjeteve sociale mes liderëve botërorë dhe njerëzve me ndikim të madh, po kthehet në një trend të ri në të gjitha vendet. Së fundmi, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka ftuar në takim sipërmarrësin Elon Musk, kjo pasi ky i fundit ka thënë se Spanja mund të furnizojë me energji diellore gjithë kontinetin e vjetër, përcjell KultPlus.
“Musk duhet “të vijë dhe të shohë se Spanja tashmë po investon shumë në energjinë diellore”, shkroi Sanchez të martën në Twitter, në përgjigje të postimeve të mëparshme nga sipërmarrësi miliarder. “Ne mirëpresim investitorët në Spanjë.”
Në një postim të mëvonshëm, Musk pranoi se Portugalia mund të zhvillojë gjithashtu projekte diellore në shkallë të gjerë.
Tweetet e Musk vijnë ndërsa qeveritë evropiane përpiqen të gjejnë opsione alternative të energjisë për të shkurtuar varësinë e kontinentit nga gazi rus.
Sanchez është një adhurues i madh i energjisë së pastër dhe në dhjetor qeveria e tij njoftoi planet për të investuar deri në 16 miliardë euro (17.5 miliardë dollarë) në tranzicionin e energjisë deri në vitin 2026. Andaluzia, një rajon me diell në Spanjën jugore, ofron energjinë më të lirë në të gjitha të Evropës.
Firmat e energjisë së rinovueshme ishin ndër fituesit më të mëdhenj në bursën spanjolle të martën, pas komenteve të Musk.
Gjithashtu të martën, Twitter Inc. njoftoi se Musk do t’i bashkohet bordit të kompanisë, pasi ai zotëron tanimë 9.2% të aksioneve në kompani. /KultPlus.com