10 Qershor, 2022 - 2:53 pm
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Fuxhi, ka bërë thirrje që të viziohet spektakli fantastik i zambakëve të bardhë mbi blunë e Liqenit të Dushkut, shkruan KultPlus.
Me anë të disa fotografive të publikuara në rrjetin social “Facebook”, Mirela Kumbaro tregon pamjet e bukura të Shqipërisë që mund të vizitohen në çdo çast.
“Mos e lini pa vizituar spektaklin fantastik të zambakëve të bardhë mbi blunë e Liqenit të Dushkut, monument natyre, rrethuar nga gjelbërimi i kurorave të pemëve në fshatin Lenie të Gramshit në periudhën më të bukur të vitit Fiks për të shtendosur mendjen duke shijuar madhështinë e peizazhit përreth, pjesë e zonave të mbrojtura”, ka shkruar Ministrja. /KultPlus.com