13 Nëntor, 2024 - 9:14 pm
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi vizitua sot Panairin e 27-të të Librit në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali tha se ngjarja e rëndësishme kulturore e letrare si panairi ndodh në prag të Ditës së Alfabetit.
Panairi i 27-të i Librit “Tirana 2024”, ngjarja më e shënuar për kulturën dhe letërsinë shqiptare u hap sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Janë gjithsej 90 botues pjesëmarrës në panair, një pjesë e tyre edhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Gashi ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të kryeparlamentares Spiropali. Gjatë takimit mes tyre Spiropali e vuri theksin te bashkëpunimi dypalësh në fushën e integrimit evropian dhe krijimi i mekanizmave të përbashkët për shkëmbimin e informacionit e përvojave, të cilat do të rrisin efikasitetin e reformave./atsh/KultPlus.com