9 Korrik, 2019 - 8:19 pm
Në kuader të shënimit të 24 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, Gratë në të zeza, Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut dhe komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Serbi me bashkëpunim me kolektivin e artistëve të teatrit Shkart dhe Dah në Beograd, aktivistë dhe aktiviste të shoqërisë civile organizojnë aktivitete në Beograd, shkruan KultPlus.
Gjenocidi në Srebrenicë është krimi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore i bërë nga ushtria e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ku në ketë gjenocid janë vrarë rreth 6.500 njerëz.
Edhe pse në Serbi është e ndaluar të përmendet si gjenocid nga organët shtetërore të Serbisë të cilët edhe në ditët e sotme nuk e pranojnë si të tillë, në të gjithë botën e posaçerisht në institucionet shtetërore të Evropës, në Bashkimin Evropian si dhe në Këshillin e Evropës, 11 korriku shenohet si Ditë e kujteses së gjenocidit në Srebrenicë madje edhe mospranimin e kësaj të vërtete e denojnë si fajësi dhe pranim të krimit.
Aktiviteti rrugor i grave të veshura në të zeza “Kurrë nuk do ta harrojmë gjenocidin në Srebrenicë” do të mbahet të merkuren në urën e Brankut dhe në një nga rrugët e Beogradit.
Do të ndezën qirinjtë e shumtë me mbishkrimin “I kujtojmë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë” si shprehje e respektit të gjenocidit dhe ky aktivitet do të organizohet pikërisht përballë Parlamentit të qytetit.
Përveç këtyre do të ketë edhe shfaqje teatrale “Srebrenicë, kur ne të vrarët do të zgjohemi”.
Gratë në të zeza, Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut dhe komiteti i Helsinikut për të Drejtat e Njeriut në Serbi kërkojnë që:
-Shteti i Sërbisë të respektojë vendimin e gjyqeve ndërkombëtare, si dhe faktet e vërtetuara;
-Të pranohet gjenocidi në Srebrenicë, jo vetëm si një nga hapat domethënës të Serbisë drejt Bashkimit Evropian por fillimisht si respekt ndaj dinjtetit të viktimave;
-Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë dhe të gjithë përfaqësuesit tjerë të shtetit të ndalojnë me neglizhencën e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje dhe më gjerë;
-Të ndalohet madhështimi dhe rehabilitimi i kriminelve të luftës të cilët janë të gjykuar;
-Neglizhenca e gjenocidit në Srebrenicë të kualifikohet si vepër penale, pa kriter kufizues;
-Politikat publike të cilat Serbija i krijon dhe i udhëheqë në kuader të procesit të hyrjes në Bashkimin Evropian më të vertetë pasqyrojnë synimin për të ndëshkuar krimet e luftës;
-11 korriku të shpallet Ditë e kujtesës së gjenocidit në Srebrenicë në Republikën e Serbisë.
Me ketë iniciativë tregohet solidarizim dhe përgjegjësi për të vizituar viktimat në Srebrenicë bashkë me familjet e viktimave. /KultPlus.com
.