Stonehenge, vendi i radhës në Britaninë e Madhe që mund ta humbasë statusin e trashëgimisë botërore

23 Korrik, 2021 - 8:27 pm

Britania e Madhe po bën përpjekje të mëdha për ruajtjen e pasurive të saj “të pashembullta”, pasi Stonehenge pritet të jetë në radhë për të humbur statusin e saj të lakmuar të trashëgimisë botërore pas Liverpoolit.

Organi i trashëgimisë së Kombeve të Bashkuara u ka thënë ministrave se rrethi me gurë i Wiltshire do të vendoset në listën “në rrezik” – që pason me heqjen e statusit të trashëgimisë botërore, transmeton KultPlus.

Organet e Trashëgimisë thanë të premten se Unesco po hedh një “qendër të vëmendjes më të ashpër” në 31 vendet e tjera të listuara në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë këtu edhe Pallatin e Westminsterit dhe Kew Gardens, pasi Liverpool u bë vetëm vendi i tretë në gati 50 vjet që iu hoq statusi i trashëgimisë botërore.

Vende të tjera që pritet të vëzhgohen nga organi i Kombeve të Bashkuara përfshijnë Stonehenge, qytetet e reja dhe të vjetra të Edinburgut, Kullën e Londrës dhe zona historike e minierave Cornwall./ KultPlus.com

Të ngjajshme