Strasburgu mbyll tregun e Krishtlindjeve për shkak të COVID-19

22 Tetor, 2020 - 3:15 pm

Tregu më i famshëm i Krishtlindjeve në Francë, ai i qytetit lindor të Strasburgut u mbyll për shkak të numrit në rritje të rasteve me koronavirus.

Autoritetet e qytetit thanë se situata shëndetësore po përkeqësohej në Strasburg dhe se së shpejti do të ndalohej edhe jeta e natës.

Situata është shqetësuese dhe autoritetet kanë kufizuar edhe lëvizjen ndërkufitare.

Kryebashkiakja Jeanne Barseghian theksoi se 300 shtëpizat e tregut nuk do të jenë të pranishme këtë vit.

Gjithashtu do të anulohen edhe paradat, koncertet dhe ngjarje të tjera të planifikuara gjatë gjithë dhjetorit.

Franca ka parë një numër rekord të infeksioneve me koronavirus në javët e fundit, pasi numri i të vdekurve dhe numri i njerëzve të trajtuar në spitale është gjithashtu në rritje./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme