9 Gusht, 2023 - 9:50 pm
Gusht 1978, dhe në këtë foto janë studentë të katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe të Universitetit të Kalabrisë në Universitetin e Tiranës.
Ata ishin ftuar të ndjekin kurset e thelluara verore në Shqipëri dhe ky është grupi i dytë i studentëve që erdhën në atë kohë. Në foto në plan të parë janë prof. Francesco Solano dhe prof. Koço Bihiku.
Në atë kohë kishte nisur një interesi për njohjen e kulturës arbëreshe. Akademiku Gjovalin Shkurtaj kujton udhëtimet e tij në Kalabri në 1971. “Në vitin 1973 shkova për herë të parë tek arbëreshët e Italisë si dialektolog, me magnetofonin në krahë për të regjistruar fjalët si i flisnin arbëreshët, pra çfarë kishte mbetur dhe kemi qenë në Kalabri kryesisht për një muaj dhe në vende të tjera. U njoha me atë tharm etnik që kishte mbetur te arbëreshët. Realitet interesant që pas pesë shekujsh ata vazhdojnë ta ndjejnë veten se janë nga Arbëria”, kujton profesori duke u shprehur se dy javë pas qëndrimit mësoi dhe gjuhën e tyre. “Kanë ruajtur tharmin e një buke që është bukë e mirë që është në zemrën e arbëreshëve”, kujto ai. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com