23 Dhjetor, 2023 - 2:00 pm
Në vazhdën e organizimit të Bootcamps me ekspert të industrisë në Uni-Universum International College powered by Arizona State University, në kampusin e UNI në Prishtinë, është mbajtur Puntoria për Higjienë Dentare dhe Estetikë me Dr. Rezana Saraqi-Gerguri. Ngjarja, e zhvilluar sot, ofroi studentëve mësime të vlefshme në artin dhe shkencën e higjienes dentare, me një fokus të veçantë në arritjen e “Hollywood Smile”. Dr. Saraqi-Govori ndau ekspertizën e saj në zbardhjen dhe pastrimin e dhëmbëve, dhe fajtorët e zakonshëm pas çështjeve dentare si kariesi.
Dr. Rezana Saraci Govori është stomatologe e njohur, doktoreshë dhe trajnere në fushën e mjekësisë estetike. Deri me tani, Dr. Rezana ka më shumë se një dekadë eksperiencë pune, mirëpo, përveç përvojës së punës, ajo vazhdimisht merr pjesë në trajnime dhe kongrese nderkombëtare, në mes të shumë doktorëve të njohur ndërkombëtarisht.
Studentët patën mundësinë të marrin pjesë në aktivitete praktike, duke i mundësuar atyre të ushtronin teknikat e higjienës dentare nën udhëzimin e Dr. Rezana Saraqi-Govori. Sesioni interaktiv lehtësoi njohurinë e mëtejshme të çështjeve delikate, duke ju mundësuar studentëve të kuptonin rëndësinë e masave parandaluese për shëndetin dentar afatgjatë.
Bootcamps të tilla po ju mundësojnë studenteve të punojnë direkt me profesionist nga industritë më të suksesshme, një mundësi ideale për të përmirësuar shkathtësitë dhe për të njohur lider nga industria.
UNI – Universum International College menaxhohet dhe fuqizohet nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.
Për më shumë informata rreth aktiviteteve kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram./KultPlus.com