Studenti që mblodhi mbeturina për të paguar shkollën, pranohet në Harvard

9 Korrik, 2020 - 11:54 pm

Rehan Staton, një student i zellshëm nga Maryland, u pranua në një nga shkollat më prestigjioze në vend pasi mblodhi mbeturina për të bërë para, njofton CNN, transmeton Insajderi.

Student Who Collected Garbage Earns Spot at Harvard Law School ...

Deri pak muaj më parë, Rehan zgjohej çdo ditë në katër të mëngjesit për të shkuar në punën e tij si mbledhës mbeturinash, kjo për të sjellë të ardhura e për të ndihmuar financiarisht familjen e tij.

Teksa, e ëma e kishte braktisur atë dhe të vëllain kur ishin ende fëmijë, babai i tij bënte deri në tre punë njëherësh që të siguronte çatinë e shtëpisë për dy djemtë e tij dhe bukën në tavolinë.

“Këto vështirësi financiare shpesh nënkuptonin që familja mbetej pa ushqim ose energji elektrike,” kujton Staton.

“Gjatë gjithë jetës sime, të gjithë njerëzit që takija ishin ata që gjithmonë më poshtëronin dhe më bënin të ndjehesha keq me veten time. Unë duhet të prekja “fundin” e hierarkisë sociale, duke punuar në ndërmarrjen e kanalizimeve dhe plehrave, që të siguroja të ardhurat, por asgjë nuk më bëri që të hiqja dorë nga ëndrrat e mia”, thotë ai.

Njëherësh, ai ushqente pasion edhe për sportin, sidomos atletikën, artet marciale dhe boksin, madje donte të bëhej boksier profesionist, por ëndrrat u ndërprenë për shkak të një dëmtimi të madh gjatë aktiviteteve sportive.

Student Who Collected Garbage Earns Spot at Harvard Law School ...

Pasi u diplomua në vitin 2018, Staton u punësua si analist në një firmë konsulente në Washington D.C. Ai përfundimisht u aplikoi në shkollën e drejtësisë, dhe u pranua në Universitetin Columbia, Universitetin e Pensilvania, Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe Universitetin Pepperdine.

Në fund, Staton zgjodhi Shkollën Juridike të Harvardit dhe ai do të fillojë mësimet këtë vjeshtë. Një GoFundMe është krijuar për të mbledhur fonde për shkollimin e Staton dhe ka mbledhur më shumë se 46,000 dollarë që nga pasditja e së mërkurës. /Insajderi.com / KultPlus.com

Të ngjajshme