Studim: Vitet në vazhdim vera mund të zgjasë 6 muaj

5 Nëntor, 2021 - 7:50 pm

Në një studim të bazuar në të dhëna të IPCC (Panelit Ndërqeveritar për Klimën) në Kombet e Bashkuara, ekspertë të klimës shqyrtojnë se si ndryshimet klimatike po ndikojnë në kohëzgjatjen dhe strukturën e stinëve në hemisferën veriore.

Gjetjet e tyre zbuluan se kohëzgjatja mesatare e verës ka ndryshuar nga 78 ditë më 1952, në 95 ditë më 2011, ndërsa kohëzgjatja e dimrit është tkurrur nga 76 ditë në 73 ditë.

Sipas kalkulimeve të këtij grupi kërkuesish, nëse vazhdohet me të njëjtat ritme, që përfshin emetimet e vazhduara të dioksidit të karbonit pa asnjë përmirësim përgjatë shekullit të 21-të, vera do të zgjaste gjysmën e vitit (166 ditë, ose 6 muaj).

Edhe pse shumëkujt kjo ide mund t’i duket brilante, pasi ata mund të jenë dielldashës dhe mezi presin të vijë stina e nxehtë, këto ndryshime sezonale mund të kenë ndikime shumë më të këqija se sa thjesht disa ditë më të nxehta gjatë vitit.

Në fakt, një ndryshim i kësaj përmase ndikon direkt në ekosistem, në prodhimin e të korrave apo edhe në rritjen e numrit të mushkonjave që mbartin me vete sëmunje ngjitëse, si ethet tropikale, gripi i verdhë etj./KultPlus.com

(KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Të ngjajshme