16 Shtator, 2020 - 11:30 pm
Një studim i ri zbulon se fiset legjendare evropiane Vikinge ishin një grup gjenetikisht i përzier dhe jo skandinavë të pastër.
Ata mund të kenë pasur reputacion për tregtinë, gërshetat e famshme apo sulmet vrasëse e grabitëse, por Vikingët kanë qenë shumë më tepër sesa një grup i pastër detarësh skandinavë me flokë biondë.
Një studim gjenetik i mbetjeve njerëzore tregon se vikingët nga pjesë të ndryshme të Skandinavisë vërtet nisnin udhëtime drejt pjesëve të ndryshme të botës, por flokët e errët te ta ishin më të zakonshme sesa mes danezëve të sotëm.
“Vikingët nuk kufizoheshin vetëm me skandinavë biondë,” thotë Prof. Eske Willerslev, bashkëautor i studimit të përbashkët të Universitetit të Cambridge dhe Universitetit të Copenhagen.
Willerslev dhe kolegët e tij raportojnë se kanë bërë sekuencimin gjenetik të genomit të 442 njerëzve që kanë jetuar në Evropë në vitet 2,400 p.e.s. deri në 1,600, kryesisht të epokës vikinge.
Studimi përpunonte të dhënat e më shumë se 1,000 individëve të lashtë dhe rezultatet zbuluan se në epokën e hekurit, genet evropiane kishin hyrë në Danimarkë dhe ishin përhapur në veri, ndërsa në masë më të vogël gene aziatike kishin hyrë në Suedi.
“Gjenetisht vikingët nuk janë skandinavë të pastër,” tha Willerslev.
Grupi zbuloi se popullata vikinge përbëhej nga tre grupe kryesore që do të thotë se popujt nga rajonë të ndryshme të Skandinavisë nuk përziheshin me njëri-tjetrin./ KultPlus.com