3 Mars, 2021 - 9:24 pm
Dizajni i studios kosovare të arkitekturës “Ferizi + Ferizi Architects” për Shtëpinë e Europës në Tiranë ka fituar çmimin prestigjioz të arkitekturës “Big SEE Interior Design 2021”.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, është shprehur i kënaqur me çmimin, teksa ka thënë që “Falë punës së shkëlqyer të arkitektëve dhe ekipit tim tani kemi një Shtëpi fantastike të Evropës.”
Hapësira e Delegacionit të BE-së në Shqipëri është hapur që nga viti 2019./ KultPlus.com