Studiuesja nga Tirana: Ndërrojani emrin rrugës “Kajo Karafili”, ishte vrasës me pagesë

3 Korrik, 2020 - 10:57 am

Marsida Najdeni, një nga mjeshtret e traditës së orëve të familjes Tufina, por dhe studiuese e rrënjëve të kryeqytetit propozon që rrugës “Kajo Karafili” t’i hiqet emri, sepse komunistët na kanë shitur një vrasës me pagesë për hero.

Kjo rrugë sipas saj duhet marrë emrin e intelektualit të rrallë tiranas, Shadan Toptani.

Propozim

Propozoj: Heqjen e rrugës “Kajo Karafili” jo shumë larg Piacës, një komunist vrastar me pagesë, i cili ka ekzekutuar me dhjetëra djem Tirone, shumë dhe ende pa varr. Për ta kthyher rruga “Shadan Toptani”, një artist i madh, atlet, piktor, skenograf, filatelist, pra intelektual i kategorisë së parë. Shadan do të thotë i begatë, edhe ai veç mirësi dhuroi. / KultPlus.com

Të ngjajshme