11 Nëntor, 2023 - 3:34 pm
Subspecialistja e parë e Endokrinologjisë në Republikën e Kosovës, Venera Berisha-Muharremi së fundmi ka pranuar njoftimin për të qenë folëse ndër Folësit Lider Botërorë të Photobiomodulimit mjekësorë në Kongresin Botërorë më të madh me rastin e 30 vjetorit të Asociacionit Botëror të Trajtimit Laserik, përcjell KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo.
“Nuk mund të fshehi emocionet e as mburrjen!
Sot, pranova njoftimin të jem Folëse e ftuar ( Invited speaker) ndër Folësit Lider Botërorë të Photobiomodulimit mjekësorë në Kongresin Botërorë më të madh me rastin e 30 vjetorit të Asociacionit Botërorë të Trajtimit Laserik.
Puna, investimi dhe sakrificat në shkollim dhe edukim, medoemos dikur shpërblehen !”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com