Sudani mbyll shkollat për shkak të nxehtit ekstrem

22 Shkurt, 2025 - 2:25 pm

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për shkak të një vale ekstreme të vazhdueshme të të nxehtit që ka shkaktuar kolaps te disa nxënës.

Kjo është hera e dytë që vendi – i cili përballet me efekte ekstreme nga ndryshimet klimatike, duke përfshirë përmbytjet gjatë sezonit të shirave – mbyll shkollat ​​gjatë një vale të nxehtit në shkurt dhe mars, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Zëvendësministri i Arsimit, Martin Tako Moi tha të enjten “mesatarisht 12 studentë ishin alivanosur në qytetin Juba çdo ditë”.

Të ngjajshme