11 Korrik, 2020 - 3:58 pm
Masakra e Srebrenicës sot është kujtuar me dhimbje nga familjarët e viktimave në Bosnjë, por edhe në shumë vende të tjera.
Megjithëse Serbia kritikohet shumë për mos marrjen e përgjegjësisë për krimet mizore që bëri në këtë masakër, ministri që sot është në krye të forcave serbe ka kërkuar drejtësi për një sulm me gurë ndaj Aleksandër Vuçiqit, i cili pesë vjet më parë nuk u mirëprit në vendin e gjenocidit nga familjarët e viktimave.
Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin kritikoi përsëri autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës, sepse “askush nuk u përpoq të zbulonte emrat e autorëve të vrasjes së mbetur në tentativë të Aleksandar Vuçiq në Srebrenicë”.
“Kanë kaluar pesë vjet nga përpjekja për vrasjen e Aleksandar Vuçiqit në Srebrenicë. Askush nuk është arrestuar ose dënuar. Asnjë nga politikanët boshnjakë nuk kërkoi falje ose nuk tregoi keqardhje, ata heshtën ashtu si ata që shikuan me qetësi sulmin presidentin e Serbisë”, tha sot Vulin, shkruan Tanjug.
Videoja e mëposhtme tregon sulmin që boshnjakët kishin bërë ndaj Vuçiqit pesë vjet më parë kur ai shkoi për vizitë.