Sulmohet Lend Mustafa: Në mes të sheshit më pshtyu në ftyrë dhe bërtiti ‘Ka me të vra’

2 Maj, 2021 - 3:14 pm

Aktivitsti i Komunitetit LGBTI në Kosovë, Lend Mustafa ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se sot në mesditë është sulmuar e kërcënuar nga një person i panjohur, shkruan KultPlus.

”Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë”, shkruan Mustafa. Ky i fundit, poashtu ka treguar se sulmuesi edhe e ka kërcënuar duke i thënë me të bërtitura se do ta vras.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Mustafës.

Pandemi, homofobi e transfobi.

Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë, ma specifikisht në vesh, ni djal mjekrrosh me pantolla deri në kthizë, edhe bërtiti “kom me t’vra”.

M’kan shajtë ma heret, m’kan kërcenu e kan tentu me më shkel me kerr tu e mushë gaz, veç asnjoni akt s’ka qenë ma poshtërues e ma i gërditshëm deri tash.

Ni grusht a ni shuplakë falë i koftë, se kisha mrri me ja kthy tu u mbrojtë e sëm kish metë ton ky inat e urrejtje mrena, jo pse jom i dhunshëm, po si pasojë e 1000 kërcënimeve e tentimeve për sulm, kanihere edhe për vrasje.

Une prap kam me luftu qysh kam luftu gjith, e qitu keni me më pasë!
Kurr në jetë nuk ja u dho atë knaqësinë me u largu edhe nëse ju shkatërron egzistenca jem, prezenca jem në rrugë të shpisë tem.
Ju metë në fyt, e ja u nxoft frymën pshtyma juj.

NaJemiRezistenca. / KultPlus.com

Të ngjajshme