10 Maj, 2022 - 6:02 pm
Sot rreth orës 14:30 në Fakultetin e Mjekësisë, ka ndodhur një rrahje, ku një prind i një studenti dyshohet se ka rrahur profesoreshën e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci.
Ngjarja është raportuar edhe në Polici nga sigurimi i Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë kontaktuar me viktimën, kanë siguruar provat materiale dhe kanë marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë.
Sipas Policisë, profesoresha e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci, ka pësuar lëndime trupore e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person (femër), e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. / KultPlus.com