12 Gusht, 2022 - 10:15 pm
Në Cetinë të Malit të Zi, në afërsi të objektit të Qeverisë, kanë mbetur të vrarë 11 persona, ndërsa gjashtë janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, kanë konfirmuar për Shërbimin Publik nga Drejtoria e Policisë.
Mësohet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në përleshje ka mbetur i vrarë, raporton RTCG, transmeton Klankosova.tv.
Katër të plagosurit janë shtruar në spitalin e Cetinës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.
Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.
Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve. Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësohet se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar në drejtim të qytetarëve që ndodheshin aty.
Aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar./ KultPlus.com