11 Mars, 2021 - 3:02 pm
Aktorja Susan Sarandon ka folur së fundmi për jetën e saj personale.
E ftuar në emisionin “Divorced Not Dead”, aktorja u shpreh që dëshiron të ketë një partner , por me një kusht.Ajo dëshiron që partneri i saj të jetë vaksinuar kundër Covid-19.
“Dua të njoh dikë që është vaksinuar për COVID-19.Nuk më intereson nëse është një burrë apo grua. Dua të them, unë jam e hapur për të gjitha moshat, me të gjitha ngjyrat. Dhe ato për mua, ato gjëra janë thjesht detaje.Por ajo që më intereson është dikush që dëshiron të jetë aventuresk”, u shpreh Susan.Ajo gjithashtu tregoi se nuk po kërkon të krijojë familje, pasi tashmë ka katër fëmijë të rritur./ KultPlus.com