Sylvinho pas barazimit me Çekinë: Na mbetet hapësirë për vendin e parë

17 Nëntor, 2024 - 10:14 am

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur  barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, kundër Çekisë në “Air Albania”.

E trajneri Sylvinho tha se është shumë i kënaqur me lojëtarët, duke thënë se luajtën më mirë se në ndeshjen me Pragën, transmeton Klankosova.tv.

Me arritjen e këtij barazimi, trajneri shton se kjo pozitë i lë të hapur për vendin e parë.

“Barazimi është rezultat që lë çdo gjë hapur, ky është një grup i ekuilibruar. Çekia është e fortë, t’ja ulësh ritmin e vështirë. Nuk më kanë pëlqyer 20 minutat e para, por teknikisht jam i lumtur me lojtarët dhe çdo gjë është e hapur”, tha Sylvinho.

“Duke qenë se janë lojtarë të gjatë, është ekip i vështirë. Jo se lojtarët tonë nuk i janë përgjigjur skemave, kanë bërë shumë mirë. Ato fizikisht janë shumë mirë, duke ushtruar presion mund të nxjerrin lojtarë përpara dhe duke pasur kualitet skuadra mund të bëjnë shumë mirë”.

“Kemi bërë përshtatje, ndryshime nga ndeshja në Pragë, po të luanim si atje do kishim humbur. Lojtarët u përgjigjën. Ato kanë lojtarë që fizikisht më të mirë, nëse marrin top të gjatë kanë mundësi të jenë shumë të mirë në sulm. Kemi parë çfarë ndodhi në Pragë, jemi përshtatur, por shumë e vështirë me një ekip që ka fizik të tillë”.

“Mendoj se duke qenë që kemi marr barazim na lë hapësirë për vendin e parë. Kemi ndjekur dhe kampionatin çek që shumë i fortë. Ne kemi ndryshe stilin e lojës, më teknik, luajmë një futboll me fushë të ulët. Nga katër ndeshjet që kemi luajtur, ne kemi fituar 1, ato 1 dhe kemi dy barazime”, u shpreh Sylvinho për mediat.

Të ngjajshme