16 Mars, 2024 - 5:00 pm
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka vizituar hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe ekspozitat aktuale.
“Të shijosh artin është gjithmonë një pushim i mirëpritur gjatë një jave të ngarkuar si kjo”, ka shkruar ai.
Ai ka përmendur se në GKK është pritur nga Alisa Gojani–Berisha, teksa ka parë veprat ka folur edhe për mbështetjen për aktivitete kulturore.
“Ne folëm edhe për mbështetjen e Shtëpisë së Evropës për aktivitete kulturore në Kosovë”, ka shkruar shefi i zyrës së BE-së. / KultPlus.com