2 Tetor, 2020 - 5:03 pm
Disa ditë më parë, Edita Tahiri hyri në mesin e 1000 grave më eminente në botë që kanë kontribuar në krijimin e paqes, shkruan KultPlus.
Ndërkaq sot në programin e mëngjesit të televizionit Top Chanel, ku e ftuar ishte Edita Tahiri, ajo u shpreh tejet krenare për përzgjedhjen e bërë nga Rrjeti i Grave për Zhvillimin e Paqes.
‘Përzgjedhja në mesin e grave më eminente të botës më nderoi mua, kombin shqiptar dhe luftën tonë për pavarësi’, kishte potencuar ndër të tjera ajo.
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të Tahirit. / KultPlus.com