8 Korrik, 2024 - 4:30 pm
Dy botë, një tingull , një histori. Me këtë risi vjen në edicionin e 15-të, festivali “Takimet muzikore të dy botëve” që do të shfaqet në qendrat e antikitetit, duke riprodhuar përditshmërinë e banorëve të këtyre qyteteve, njësoj si mijëra vite më parë bazuar në të dhënat arkeologjike.
Apolonia është shndërruar në një skenë ku rrëfenjat dhe historitë e saj të lashta janë prezantuar nëpërmjet podkasteve dhe tingujve të lirës.
Për Parkun Arkeologjik të Apolonisë , aktivitete të tilla I shtohen tërësisë së atraksioneve për turistet dhe vizitorët veçanërisht gjatë stinës së verës.
Shfaqja në Apoloni është mbyllur në mbrëmje me një koncert ku të ftuar ishin edhe këngëtarë të njohur grekë.
Ndërkohë aktivitete të ngjashme do të zhvillohen në disa qytete të tjera, ku nëpërmjet podkasteve të prodhuara risillen plot jetë historitë publike të antikitetit me synim promovimin e siteve të trashëgimisë kulturore të vendit tonë./tema/KultPlus.com