25 Shkurt, 2025 - 11:01 am
Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë, ka njoftuar se të enjten, me datë 27 shkurt, do të prezantohet premiera e shfaqjes “Menaxheria e Qelqtë”me regji të Ilir Bokshit, nga Tennessee Williams.
“Menaxheria e Qelqët” është një histori e mbushur me emocione dhe dramë, që trajton tema universale si konflikti mes realitetit dhe ëndrrave, sfidat e marrëdhënieve familjare dhe përpjekja për të kapërcyer kufizimet personale. Me një ekip artistik të përkushtuar dhe një vizion të fuqishëm, ne synojmë ta sjellim këtë histori në mënyrën më të ndjerë dhe të jashtëzakonshme.
Producent i shfaqjes është Sabit Sheremeti, ndërsa aktorët janë Irena Aliu, Eshref Durmishi, Qendresa Kajtazi dhe Mehmet Preteni.
“Ju falënderojmë për përkrahjen e vazhdueshme dhe për dashurinë që tregoni ndaj artit dhe kulturës. Së bashku, do të ndërtojmë edhe një përvojë tjetër të paharrueshme në Teatrin “Muharrem Qena”, thuhet në njoftimin e teatrit./KultPlus.com