22 Tetor, 2019 - 11:00 am
Gazetat më të mëdha të Australisë dolën të hënën me faqe të para të redaktuara, në shenjë proteste kundër kufizimeve në shtyp.
“Daily Telegraph”, “The Australian”, “Financial Revieë” e të tjera u shfaqen me shkronja të mbuluara me të zezë dhe me një vulë të kuqe ku shkruan “sekret”.
Protesta është kundër ligjeve të sigurisë kombëtare, për të cilat gazetarët thonë se kanë bllokuar raportimin dhe kanë krijuar një “kulturë të fshehtësisë”, në Australi.
Qeveria thotë se e mbështet lirinë e shtypit, porse “askush nuk është mbi ligjin”.
Në muajin qershor, bastisjet e policisë në Korporatën Australiane të Transmetimeve dhe në shtëpinë e një gazetari të “Neës Corp Australia” kanë shkaktuar reagime të mëdha.
Organizatat mediatike kanë thënë se bastisjet janë kryer për shkak të artikujve që janë mbështetur në të dhëna nga informatorët.
Njëri artikull ka dhënë detaje për pretendimet për krime lufte, ndërsa një tjetër ka raportuar për përpjekjen e dyshuar të një agjencie qeveritare për të spiunuar qytetarët australianë.
Fushata të hënën u mbështet edhe nga disa televizione, radio dhe ueb-faqe lajmesh.
Michael Miller, shef ekzekutiv i “Neës Corp Australia”, postoi në Tëitter një imazh të ballinave të zeza, duke pyetur, midis tjerash: “Çfarë po përpiqen të fshehin prej meje”?
Që kur është miratuar legjislacioni i ri kundër spiunazhit vitin e kaluar, mediat kanë lobuar që për gazetarët dhe informatorët të bëhen përjashtime, në mënyrë që ata të raportojnë informacione të ndjeshme.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se liria e shtypit është e rëndësishme për demokracinë e Australisë, por shtoi se “sundimi i ligjit” duhet të mbështetet.
“Kjo përfshin edhe mua, ose çdo gazetar, ose të tjerë”, tha ai të dielën. / KultPlus.com