8 Korrik, 2022 - 4:45 pm
Të hënën, përmes ndezjes së qirinjve do të kujtohen të gjitha viktimat e gjenocidit të Srebrenicës duke filluar nga ora 20:30, në sheshin Skënderbeu, përcjellë KultPlus.
Më poshtë sjellim postimin e Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS):
27 vjetori i gjenocidit të Srebrenicës!
Nëse zija meriton një moment heshtjeje, atëherë #Srebrenica meriton një heshtje të përjetshme!
Më 11 korrik, në orën 20:30, do përkujtojmë çdo viktimë të gjenocidit të Srebrenicës me ndezje të qirinjve në sheshin Skenderbeu.
Jemi të përkushtuar për të sfiduar fenomenin e mohimit dhe harresës së ngjarjeve të së kaluarës dhe krimeve të luftës. Krimet e luftës të kryera gjatë viteve nëntëdhjetë në zonat e ish-Jugosllavisë duhet të njihen, të pranohen dhe të sillet drejtësi në vend për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit. Kolektivisht ne kemi të drejtën e së vërtetës si parakusht i një të ardhmeje bashkëjetese në paqe.
Bashkangjituni teksa bashkohemi për të kërkuar të vërtetën, kujtuar dhe solidarizuar me të mbijetuarit përmes këtij aksioni simbolik.
Të rinj me kujtu, të përkushtum mos me harru! / KultPlus.com