1 Dhjetor, 2019 - 12:58 pm
Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarës së bashkisë së Durrësit, shkruan KultPlus.
Vendimi i Sakos, erdhi pas një deklarate të saj në media ku tha se duhet të jemi të kënaqur me shifren prëj 50-të viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit, për arsye se në rastet tjera kanë qenë mbi 1000 viktima.
Lajmin e bëri të ditur vetë Sako, përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Facebook, ku shprehej të jetë lënduar nga reagimet e mëdha negative që mori pas deklaratës që dha.
Statusi i plotë i Valbona Sakos:
“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.
Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve.” / KultPlus.com