6 Nëntor, 2019 - 12:00 pm
Arbresha Limani, zgjodhi të studioi Master në Biznes Ndërkombëtar në Kolegjin Universum, të merr diplomë të dyfishtë gjermane nga Kolegji Universum dhe Ludwigshafen University of Business and Society dhe të sigurojë praktikën dhe punësimin qysh në vitin e dytë në kompani gjermane.
Për zgjedhjen e saj Arbresha thotë “Studimet Master ja besova Kolegjit Universum, zgjodha Master në Biznes Ndërkombëtar me diplomë të dyfishtë gjermane nga Ludwigshafen University of Business and Society dhe Kolegji Universum. Praktika na sigurohet qysh ne vitin e dyte në kompani gjermane”.
Me përfundimin e studimeve në këtë program, studentët pajisen me diplomë gjermane MBA në Menaxhment të Biznesit Ndërkombëtar nga Universiteti Ludwigshafen dhe me diplomë të dytë Master i Arteve në Menaxhment nga Kolegji Universum. Programi zgjatë dy vite dhe përbëhet nga dhjetë module. Viti i parë në Kolegjin Universum dhe viti i dytë në Ludwigshafen University of Business and Society. |
Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i cili është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal.
95% e profesorëve të Programit Master të Kolegjit Universum kanë studiuar jashtë vendit, përveq tyre gjatë vitit vijnë dhe profesor vizitor për ligjërim si Prof. Dr. Svend Hollensen, autori i librit të dytë më të shitur në botë për Marketing Global, njëherit Profesor i Assocuar i Marketingut Internacional në University of Southern Denmark.
Për më shumë informata kontakto [email protected] apo +383 44 144 062; /KultPlus.com