13 Nëntor, 2019 - 3:51 pm
Teatri Kombëtar i Kosovës si dhe Teatri i Gjilanit i kanë anuluar shfaqjet e planifikuara për sonte teksa kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e regjisores Arzana Kraja.
Përndryshe, autori i shfaqjes që do të jepej sonte në Teatrin e Gjilanit ka qenë Mehmet Kraja, babai i regjisores tashmë të vdekur, Arzana Kraja.
Këtu keni njoftimin nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
“Të nderuar gazetarë dhe redaktorë të redaksive të kulturës,
Të
pikëlluar thellë nga humbja e hershme e artistes Arzana Kraja, Teatri Kombëtar
i Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe artdashësve.
Në shenjë respekti ndaj familjes
Kraja dhe komununitetit artistik TKK anulon shfaqjen e planifikuar për natën e
sotme.
Sinqerisht,
Menagjmenti dhe stafi i TKK-se”.
Familjarët e të ndjerës kanë njoftuar se varrim do të mbahet nesër në orën 14:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. Për vdekjen e regjisores Kraja kanë shprehur ngushëllimet e tyre personalitetet më të larta shtetërore dhe ata të artit dhe kulturës në vend. / KultPlus.com