5 Nëntor, 2019 - 10:25 pm
Në librin e leximit të klasës së katërt në tekstet shkollore në sistemin tonë arsimor, ekziston një pjesë në të cilën forcohet edhe më tutje stereotipet gjinore që gjenden mes nesh, shkruan KultPlus.com
Ndarja e punës në baza gjinore si dhe posedimi i vlerës më të madhe të djalit krahasuar me vajzën janë pjesë e këtij teksti skandaloz.
Në anën tjetër ka kohë që komuniteti feminist në vend ka kërkuar rishikimin e teksteve shkollore në mënyrë që të hiqen të gjitha pjesët që proklamojnë ndarje dhe paragjykime gjinore.