23 Prill, 2022 - 12:07 am
Një termet i intensitetit të ulët është ndier sonte pas orës 23:00 në Kosovë, epiqendra e të cilit ishte në Bosnje e Hercegovinë.
Dridhjet e tokës janë ndier në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, transmeton Telegrafi.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Euromesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte në Bosnje dhe Hercegovinë me magnitudë prej 6.0 shkallësh të Rihterit.
Tërmeti që goditi këtë shtet të Ballkanit Perëndimor në orën 23:07, kishte thellësi prej 5 kilometrash.