Tërmeti më shkatërrues i historisë botërore

22 Shtator, 2019 - 11:40 pm

22 maj 1960, bota përjetoi atë që njihet si lëkundja më vdekjeprurëse e njerëzimit, tërmeti i Valdivisë apo siç njihet ndryshe tërmeti i madh i Kilit, shkruan KultPlus.com

Me një magnitudë 9.4–9.6 tërmeti shkatërrues ndodhi pasdite dhe zgjati 10 minuta duke shkaktuar një cunami që preku Kilin Jugor, Japoninë, Filipinet, Zelandën e Re lindore, Australinë Juglindore e të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara raportoi këtë ngjarje si “tërmeti më i madh i shekullit 20”.

Qeveria e Kilit vlerësoi se rreth 2 milionë njerëz kishin mbetur pa shtëpi.

Të ngjajshme