Tetë vite nga vdekja e shkrimtarit Arif Demolli

6 Mars, 2025 - 4:29 pm

Marsin e vitit 2017 ndërroi jetë gazetari e shkrimtari Arif Demolli.

I njohur për tregimet e tij të veçanta për botën e fëmijëve, Demolli do të largohej nga kjo jetë papritur, duke lënë si trashëgimi një letërsi të veçantë për shqiptarët.

Tregimet e tij janë përfshirë në antologji të ndryshme të prozatorëve shqiptarë. Librat ‘Ballkonet e një qyteze’ dhe ‘Pëllumbat e kujtimeve’ i janë ribotuar edhe në Tiranë. Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij.

Në vitin 2015, Demolli morri Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”.

Në mesin e veprave letrare të Demollit numërojmë “Vdekja e Akanit”, “Njeriu i blertë”, “Ante portas”, “Farët Magjike” dhe libra e vepra të tjera.

Arif Demolli lindi më 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës. Ka përkthyer madje edhe një vepër të nobelistit Bertrand Russell.

Demolli vdiq në Prishtinë, më 6 mars 2017./ KultPlus.com

Të ngjajshme