7 Tetor, 2022 - 11:45 pm
Një nga politikat më të rëndësishme të BE-së është mbrojtja e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare.
Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) po mbështet Shqipërinë për harmonizimin e legjislacionit dhe përmbushjen e standardeve në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.
GIZ nisi aktivitetet e “Tetorit Gjerman” nga Durrësi, ku qytetarë të shumtë iu bashkuan “lojës së roleve të institucioneve evropiane” në sheshin kryesor të qytetit.
Kuriozitetit të pjesëmarrësve mbi atë se çfarë përfaqësojnë institucione të ndryshme evropiane si Parlamenti, Këshilli apo Komisioni Evropian, gjykatat apo Banka Qendrore Evropiane, iu përgjigjën studentët e Universitetit të Durrësit.
Ndaj aktiviteti i djeshëm kulmoi me shfaqjen teatrale – “Informohem, pastaj firmos!”, interpretuar nga gjimnazistë të Durrësit.
Përmes historisë së dy prindërve që dëshirojnë t’i ofrojnë fëmijës arsimimin më të mirë, teatri dha mesazhin e rëndësisë së informimit dhe të kuptuarit të kushteve kontraktore përpara firmosjes së një kredie konsumatore./ atsh/ KultPlus.com