3 Tetor, 2024 - 2:00 pm
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Çdo vit, kjo fushatë fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Fushata organizohet edhe për të mbledhur fonde për kërkime shkencore për zbulimin e shkaqeve, parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e këtij kanceri. Fushata gjithashtu ofron informacion dhe mbështetje për femrat që janë të prekura nga kanceri i gjirit.
Në vitin 1993, Fondacioni i kërkimeve mbi kancerin, themeloi fjongon rozë si simbol të kancerit të gjirit, edhe pse kjo nuk ishte hera e parë që kjo fjongo u përdor për të simbolizuar kancerin e gjirit. Që atëherë, fjongoja rozë u bё simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё gjirit dhe i mbështetjes sё personave qё e vuanin atё.
Çdo Tetor me qindra e mijëra produkte tё pajisura me fjongon rozё, apo tё ngjyrosura me rozё, shërbejnë si simbolikë dhe shiten me qëllim qё njё pjesё e vogёl e të ardhurave tё grumbulluara tё jepet si donacion pёr tё mbështetur kërkimet apo fushatat ndërgjegjësuese tё kancerit tё gjirit./ KultPlus.com