Thahet një liqen në Zvicër

18 Gusht, 2022 - 11:31 am

Në të gjithë Evropën, thatësira ekstreme po çon në nivele të ulëta të ujit, transmeton albinfo.ch. Liqeni Lac des Brenets në kufirin zvicerano-francez tashmë është zhdukur plotësisht.

Liqeni në kufirin zvicerano-francez ishte degjeneruar tashmë në një rrjedhë të vogël në fillim të gushtit.

Transporti në liqen qe ndaluar që në korrik për shkak të nivelit të ulët të ujit.

Sipas matjeve të Zyrës Federale për Mjedisin, niveli i liqenit ka rënë në masë jashtëzakonisht të madhe shtatë herë, vetëm në vitet e fundit. Edhe në shtator të vitit 2018, ai tashmë ishte tharë plotësisht.

Liqeni kufitar midis Zvicrës dhe Francës ndodhet në Jura, në luginën e lumit Doubs, transmeton albinfo.ch. Në rrethana normale, ai ka një thellësi maksimale prej 26 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 0.8 kilometrash katrorë./ KultPlus.com

Të ngjajshme