6 Gusht, 2019 - 7:00 pm
Hit-seria dramë post-apokaliptike “The 100” do të përfundojë pas sezonit të shtatë në vitin 2020, njoftoi të dielën krijuesi i serisë në Twitter.
“Derisa finalja e sezonit 6 të serisë ‘The 100’ është vetëm disa ditë larg, kam lajme të hidhura por edhe të gëzuara: Sezoni 7 do të jetë edhe i fundit,” shkruan Jason Rothenberg në postim. “I jemi përjetësisht mirënjohës WB & CW që gjithmonë na mundësuan ta tregojmë tregimin tonë në mënyrën se si duam dhe për ta përfunduar serialin sipas dëshirave tona. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm!”
I bazuar lirshëm në romanet fanta-shkencore për të rinjtë e rritur nga Kass Morgan, në seri luajnë Eliza Taylor, Paige Turco, Bob Morley dhe Marie Avgeropoulos.
Seria transmetohet në The CW dhe është gjithashtu në dispozicion në Netflix në Kanada. /KultPlus.com