17 Gusht, 2020 - 6:20 pm
Angelina Jolie ka zbuluar se filmi i ardhshëm i animuar nga Disney+ i quajtur “The One and Only Ivan” nuk është film i lehtë.
Aktorja e cila ka fituar shumë çmime Oscar, është producente e këtij filmi si dhe zëri i elefantit Stella, film i cili është i bazuar në tregimin për fëmijë me të njëjtin emër. Flet për gorillën Ivan, i cili performon në cirk, por ëndërron jetën përtej grilave.
Angelina Jolie, në një intervistë për Digital Spy, tha: “Të gjithë që janë përfshirë në këtë film e kanë kuptuar zemrën e tregimit. Nuk është një film i lehtë, merret me probleme të rënda, por është i bukur, argëtues dhe plotë jetë. Mirëpo është ndryshe nga si duket nga jashtë”.
Aktorja 45-vjeçare shpjegoi se si vendosi të krijojë filmin pasi që njëri nga fëmijët e saj ia tregoi librin, transmeton KOHA.
“Mendova se është tregim shumë i rëndësishëm dhe dëshirova të përfshihem. Më pëlqyen porositë e tregimit. E di se gjeneratat e reja janë shumë më të vetëdijshme se çka po ndodhë me natyrën dhe kafshët tona.”
Regjisorja e filmit Thea Sharrock tha se krijimi i filmit nuk kishte qenë i lehtë, ku karakteri kryesor është prapa grilave 80 për qind të kohës.
“Duhet tërë kohën të paraqitni ëndrrën e tij, ëndrrën të cilën ia dha Stella, ëndrra për të dalë jashtë dhe për të qenë i lirë”, ka thënë ajo.