18 Korrik, 2024 - 1:59 pm
Thesari arkeologjik “Mozaiku i Tiranës” po rilind. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje të punimeve në këtë Mozaik, teksa bëri të ditur se shumë shpejt dyert do të jenë të hapura për të gjithë.
Sipas tij, kjo godinë do të shërbejë si pikë informacioni vizuale për të gjithë mozaikët që mbart nëntoka e pasur arkeologjike shqiptare.
Arkeologët thonë se këtu u ngrit një vilë romake që në shekullin e III pas Lindjes së Krishtit.
Gjatë punimeve për ndërtimin e një godine banimi në bllokun “Partizani”, në vitin 1972, u hasën rrënojat e kësaj ndërtese antike.
Me të filluar gërmimet, arkeologët nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti i Historisë, zbuluan se ambientet ishin të shtruara me mozaik, ku u konstatua edhe prania e ambienteve të një kishe të kultit kristian./atsh/KultPlus.com