4 Tetor, 2019 - 11:40 am
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me ekipin e agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka shpallur edicionin e katërmbëdhjetë të Çmimit për Storien më të mirë të Gazetarisë mbi Varfërinë në Kosovë.
Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarët që janë banorë të Kosovës. Fituesit, autorë të storieve më të mira do të shpërblehen me nga një çmim prej 1.000,00 € (një mijë euro) për pesë kategoritë si në vijim:
Video-storia e shkurtër më e mirë
Dokumentari më i mirë televiziv
Audio-storia më i mirë
Storia e shkruar më e mirë
Fotografia më e mirë
Për më shumë informata, kategoritë dhe kushtet për aplikim, ju lutem vizitoni uebfaqen e AGK-së: http://agk-ks.org/thirrje-per-konkurrim-cmimi-gazetarise-per-storien-me-te-mire-mbi-varferine-2019. / KultPlus.com