13 Korrik, 2020 - 11:33 am
Kosovo Jewish Organization bën thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë materiale, informata apo dëshmi tjera të familjeve hebreje të cilat i kanë strehuar gjatë luftës së dytë botërore të lajmërohen në organizatë, shkruan KultPlus.
Thirrjen e kanë bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tyre personale.
”Thirrje
Të nderuar qytetarë të Repubikës së Kosovës,
dihet që gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë hebrenjë të përndjekur nga nazistët kanë gjetur strehim dhe shpëtim në tokat dhe shtëpitë tona(të të parëve tanë).
Ne si organizatë ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve te Repubilkës së Kosovës pa dallim feje apo etnie të cilët kanë informata, materiale apo dëshmi tjera që familjet e tyre kanë strehuar – shpëtuar hebrenjë gjatë Luftës së Dytë Botërore,
të na lajmërohen në inbox,
ose në email: [email protected]
Historitë e treguara do të inqizohen, botohen dhe do të arhivohen.
Në këtë mënyrë ne nuk do ta lëm të harrohet një e kaluar e ndritur e popullit tonë gjithashtu do ta theksojmë edhe më tepër lidhjen mes popullit hebrej dhe popullit të Kosovës’‘, thuhet në njoftimin. / KultPlus.com