Thirrje publike për përkrahje për botimin dhe blerjen e librave si dhe botimin e revistave letrare nga Ministria e Kulturës

30 Janar, 2025 - 1:49 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se kanë hapur thirrje publike për përkrahje financiare të blerjes dhe botimit të librave si dhe botimit të revistave letrare. Në njoftim thuhet se thirrja mbetet e hapur deri më 3 mars.

Në njoftim thuhet se përmes konkursit për blerjen e librave për këtë vit, do të mbështetn për blerje vepra me vlerë letrare, artistike dhe kulturore, përkthime të cilat paraqesin arritje të përgjithshme artistike dhe vepra të botuara në dy vitet e fundit nga botues të regjistruar në Republikën e Kosovës, në zhanret e caktuara në thirrje.

Aplikimin mund ta bëni përmes linkut https://shorturl.at/waeSH.

Ndërsa, për botimin e librave do të mbështeten për botim veprat e pabotuara të të gjitha gjinive letrare, përkthimet e veprave të rëndësishme dhe përkthimet e veprave vendore në gjuhë të huaja si dhe kompletet e veprave të zgjedhura të autorëve të spikatur.

Për aplikim vizitoni linkun: https://shorturl.at/t3ZUL

Kurse, përmes konkursit për përkrahjen e botimit të revistave letrare, revistat duhet të përmbushin kriterin e kultivimit të vlerave letrare, artistike e kulturore.

Për më shumë detaje vizitoni linkun: https://shorturl.at/cx3lK

“Projektet me dokumentacionin e kërkuar dorëzohen në dy kopje deri më 03 mars 2025 në ora 16:00, në Arkivin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zyra nr. 022”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./KultPlus.com

Të ngjajshme