3 Gusht, 2024 - 9:30 am
Notarja australiane Kaylee McKeown ka thyer të premten mbrëma rekord 12-vjeçar në Lojërat Olimpike të Parisit.
McKeown triumfoi në disiplinën 200 metra shpinë.
Ajo u stolis me medalje të artë dhe vendosi rekord të ri olimpik, me kohën 2:03.73.
Regan Smith e SHBA-së e fitoi të argjendtën, ndërsa Kylie Masse e fitoi të bronztën.
Rekordi i mëparshëm olimpik ka qenë 2:04.06, dhe ishte vendosur në “Londra 2012”./ KultPlus.com